Një video e Megi Pojanit është bërë virale së fundmi, ku shfaqet te varri i një familjari të ndjerë bashkë me motrat e saj.
Ajo është parë duke pastruar varrin e njëkohësisht duke qeshur e duke dridhur të pasmet.
Kjo siç shihet ka irrituar një pjesë të madhe të njerëzve në rrjete sociale me ç’rast kanë bërë edhe reagime.
Një reagim në lidhje me këtë u bë edhe nga rap-artisti i njohur shqiptar, Rigels Rajku – Noizy.
Ai e ka kritikuar ashpër modelen shqiptare, duke i thënë se stërmbesat e saj do të tallen me të në të njëjtën mënyrë.
“Kështu do të tallen stërmbesat e tua me ty, po ti nuk ma merr mendja të bëhesh me mbesa o fytyrë patate”, shkroi ai në videon e postuar në Instagram.
“Edhe ajo që të filmon ty.. kjo fytyrë kushton thotë, kjo fytyrë duhet të bojkotohet nga të gjithë ata që e ndjekin”, përfundon reperi.
Noizy dhe Megi duhet theksuar se dikur kanë qenë miq të mirë dhe modelja ka qenë imazh i markës së tij.