Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status rreth kalimit të fazës së parë të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në statusn e tij, Pozhari ka thënë se një gjë e tillë është lajm i mirë për Kosovën. Tutje, ai ka shkruar se ky lajm është dhuratë për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili sot e feston ditëlindjen e 55-të.
“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka miratuar kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Ky lajm është dhuratë e mirë edhe për Hashim Thaçin që sot e paska ditëlindjen. Besoj, edhe ai i është gëzuar suksesit të Qeverisë Kurti, arritjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.” – shkroi ai.