Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anëtarët e ekipit menaxhues të Asociaiconit janë ftuar në takim, por që nuk janë përgjigjur.
Pas kësaj ka reaguar Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.
Ai ka thënë se nëse guxon, Kurti duhet ta shkarkojë ekipin menaxhues, pasi Agim Veliun e kishte shkarkuar për një fjalë.
Postimi i tij i plotë:
Agim Veliun e shkarkoi për një fjalë, tash le ta shkarkojë ekipin menaxhues!
N’guxoftë!