Analistja politike, Afërdita Maliqi në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, që transmetohet në DTV, ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo thotë se kjo është arsyeja që është shkaktuar zhurmë e madhe pas arrestimit të tij.
Maliqi thekson se LVV-ja që ka ardhë me kauzën kundër korrupsionit në pushtet, tash po i dalin njerëz me afera shumë të mëdha.
Ajo përmend Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin.
Sipas saj, nuk ka ndodhur më herët me dal kryeministri me dal e me i mbrojtë të arrestuarit.