Pronarë të bizneseve të vogla të kryeqytetit kanë protestuar të hënën para ndërtesë së Komunës, raporton DTV. Ata kanë kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.
“A ka drejtësi në këtë vend”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “Neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, kanë qenë disa nga pankartat që ata i mbanin në duar.