Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, e cila kishte vjedhur një veturë.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 21:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta viktimës mashkull kosovar i ka vjedhur veturën dhe është larguar nga vendi ku ishte e parkuar dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.