Komuna e Vushtrrisë ka ndarë rreth 74 mijë euro për 107 fermerë në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në një njoftim në Facebook.
Ai ka thënë se ndihet i lumtur që gjatë së enjtes e ka bërë nënshkrimin e listës së përfituesve.
Njoftimi i plotë:
Shumë i lumtur që sot nënshkrova listën për 107 fermerë përfitues, në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 (PESË CENT) për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në Komunën e Vushtrrisë!
DTV