Deputeti i VV: Republika Srpska si pikënisje për diskutime të mëtejshme? Jo faleminderit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka reaguar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues për Asociacionin është pikënisje e mirë për diskutime të mëtejshme.

Abrashi ka shkruar se një Republikë Srpska “si pikënisje për diskutime të mëtejshme” është e papranueshme.

“Jo, faleminderit”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.