//

Të rinjtë mësojnë për artin në rrugë, Szunyog i përcjell nga afër

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës ka marr pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”, raporton DTV.

Pjesëmarrësit në këtë projekt ishin të rinjtë nga mosha 13 deri 18 vjeçare që mësuan për bazat dhe teknikat e artit të rrugës, se si të bëjnë grafitë, murale etj.

Ishte artistja zvicerane Madebystern, e cila prezantoi këto teknika para të rinjve, të cilët më pas ato mësime i vendosën në praktikë.

Fillimisht ai së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Szunyog do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”, në Shtëpinë e Evropës.

Ndërsa, në mbrëmje në Bibliotekën Universitare do të mbahet Koncerti “Chopin Piano Fest”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.