Taulant Kelmendi, është emëruar zëvendësministër i Arsimit nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se përgjatë angazhimit të deritanishëm në fushat e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit ka identifikuar mundësi të pafundme për ndërlidhje dhe progres të këtyre fushave.
“Do vazhdojmë angazhimin për ndryshime thelbësore në arsimin tonë, duke siguruar që të gjithë nxënësit dhe studentët të kenë mundësinë të marrin një arsim cilësor dhe të përgatiten për botën e sotme dhe të ardhmen”, është shprehu ai përmes rrjeteve sociale.
“Ndërlidhja e arsimit me kërkesat e tregut të punës është sfidë e rëndësishme në arritjen e këtij qëllimi. Unë jam i gatshëm të eksplorojmë mënyrat më të mira e inovative për të arritur objektivat e Qeverisë tone”.
Kelmendi ka theksuar se do të punojë ngushtë me ministren, Arbërie Nagavci, dhe ekipin e saj të përkushtuar për të arritur qëllimet, ku theksohet arsimi cilësor progresiv.
DTV