Liga e Kampionëve, sot luhet “Derby della Madonnina”

Pas barazimit 1:1 mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjen e dytë të fazës së gjysmëfinales së këtij edicioni.

Me fillim nga ora 21:00, stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes dy gjigantëve italianë, Milanit dhe Interit.

E njohur ndryshe si “Derby della Madonnina”, kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2005, ku asokohe Milani u kualifikua tutje pasi që ndeshja e dytë ishte braktisur pasi që tifozët e Interit gjuajtën fishekzjarrë brenda fushës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, sikurse Milani ashtu edhe Interi siguruan fitore me rezultat 2:0, ku “Rossonerët” mposhtën Lazion, kurse “Nerazzurët” fituan si mysafirë kundër Romës.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Pobega dhe në dyshim është Leao, kurse te Interi nuk do të paraqiten Dalbert dhe Skriniar, kurse në dyshime janë D’Ambrosio e Gosens.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Kjaer, Tomoro, Calabria; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Bennacer; Giroud

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.