Rreth 30 persona, shumica nxënës, janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, sot pasdite.
Autobusi po bartte nxënës nga Presheva për një ekskursion në Shqipëri dhe është ndeshur me një kamion.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një paraqitje në Facebook, ka thënë se të gjithë maturantët janë mirë dhe ka vetëm dëme materiale.
“Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit”, tha Arifi.
Policia ka konfirmuar reth 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.