Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ka njoftuar se janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kanë denoncuar dhe siç thotë ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Ministri Peci në një postim në Facebook shkruan se përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çështjeje kanë kërkuar edhe nga kryetari i Prishtinës, me të cilin janë dakorduar që ta të ndërmarrë një aksion përmes inspektoratit.
Por, sipas tij “përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t’ia kthejë titullarit”.
Lexoni të plotë postimin e Pecit:
Mirëmëngjesi Prishtinë!
Mirëmëngjesi Kosovë!
Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse s’ka se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.
700 metra katrorë!
Oborr i shndërruar në depo!
Vepra penale me bollëk!
Përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çështjeje kemi kërkuar edhe nga Kryetari i Prishtinës me të cilin jemi dakorduar që ta ndërmarrë një aksion përmes inspektoratit.
Përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t’ia kthejë titullarit.
Ata që i kanë lejuar dhe mundësuar këto veprimtari janë emra të përveçëm e që prokuroria i posedon me fakte.
Që nga viti 2012, janë edhe shumë përgjegjës të tjerë që pavarësisht informatave për keqpërdorime, me vetëdije të plotë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.