Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Shkodrës, ku sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetar i Bashkësisë do të jetë kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci.
Nga 98.38% e kutive të numëruara, Benet Beci ka marrë 33 mijë e 952 vota, apo 60.24% të votave, transmeton DTV.
Kandidati Beci ka lënë mbrapa kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia, i cili ka marrë 22 mijë e 414 vota, apo 39.76% të votave.
Lidhur me rezultatin në Shkodër ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”.
Shkodra për më shumë së 30 vjet ka qenë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike.
DTV