Kurti uron Distria Krasniqin për vendin e parë në botë në xhudo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, për renditjen në vend të parë në ranglistën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Kurti, ka thënë se gratë që garojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen numër 1 në botë sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, shkroi Kurti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.