Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark tha se aktualisht situata në veri është e qetë por ka shumë tensione, nën sipërfaqe.
“Kemi parë një numër incidentesh dhe për këtë i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje. Mund të jetë çështje e hapjes së urës që është diskutuar nga Asambleja Komunale e Mitrovicës së Veriut dhe për të cilën Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë se kjo duhet të diskutohet në kontekstin e dialogut. Nuk duhet të jetë çështje e vendimeve të njëanshme nga askush e posaçërisht në këtë kohë kur jemi në një pikë të rëndësishme dhe të ndjeshme në dialog dhe gjithashtu në përgjithësi në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu edhe në nivelin lokal dhe dëgjuam edhe në këtë tryezë të rrumbullakët se sa e rëndësishme është që të dëgjohet popullata lokale edhe në Jug edhe në Veri të Mitrovicës. Posaçërisht kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës zëri i tyre duhet të dëgjohet.
Wigemark vëri thirrje që palët t’i përmbahen retorikave provokuese, sidomos në kohën kur po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi.
“Ne po vazhdojmë me patrollimet tona të zbulimit së bashku me kolegët nga Policia e Kosovës dhe ata të KFOR-it, kemi patrollime të sinkronizuara. Është me rëndësi që të përpiqemi të stabilizojmë situatën. Siç e thash i bëjmë thirrje secilit që të tregojnë përmbajtje dhe t’i japin dialogut kohë dhe hapësirë të nevojshme për të gjetur zgjidhje. “, tha ai.
DTV