Rami Hadar është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit e ka prezantuar sot përzgjedhësin e ri përmes një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë.
Trajneri izraelit ka nënshkruar kontratë me FBK-në deri në vitin 2026, shkruan DTV.
Hadar së fundmi e fitoi titullin e kampionit të Kosovës me Pejën, të cilën do të vazhdojë ta drejtojë edhe në edicionin e ardhshëm.
Ai premtoi se do ta japë më të mirën nga vetja për të pasur sukses me ekipin kombëtar të Kosovës.
Ndërsa, “Dardanët” do t’i drejtojë në rrugëtimin e tyre në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku në grup do të jenë me Zvicrën dhe me Danimarkën.
DTV