Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, ku theks të veçantë i dha gjendjes në shëndetësi, raporton DTV.
Doktori dhe njëherësh deputet i AAK Shemsedin Dreshaj, tha se kjo Qeveri është bërë Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial.
Dreshaj tutje numëroi dështimet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek dështimet në reformën e sistemit shëndetësor.
“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese. Mungese Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për Sigurimet Shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve ne rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, tha Dreshaj para mediave.
Ndër të tjera, Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalur nga kjo situatë.
“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohe. • Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK te jete Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse ShSKUK te menaxhoj shërbimet administrative te spitaleve regjionale. Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike. Përmirësimi i kushteve te punës. Mungese e Ligjit unik për sigurime shoqërore (sigurimet shëndetësore, pensionale, invalidore, te lehonisë, dhe jetësore). Riorganizimi i shëndetësisë. Riorganizimi i SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganiizim I raportit te QKUK-Fakulteti i Mjekësisë. Funksionalizimi i Mjekësisë Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA)”.
“Mungese e Profilizimit specialistik. Mungese e Protokolleve te trajtimit nga MSh. Mungese dhe improvizime ne kurikulen specialistike. Mos qëndrimi për edukim jashtë vendit i parapare ne kurikule për 1 vjet. Mungesa e specializimeve te rregullta (grumbullim i panevojshëm). Mungese e institucioneve partnere jashtë vendit (për trajtim te pacienteve dhe edukim te stafit). Politika te gabuara të përzgjedhjes së specializanteve për nevojat e QKUK (mosha, nota mesatare, gjuha). Ngarkimi i QKUK nga specializantet e rajoneve. Ngelja qendrave rajonale pa specialist te profileve te ndryshme (mungese e implemenntimit te kushteve nga kontrata e specializimit). Partneriteti publiko-privat (Diagnostika, ikja e mjekeve, intervenimet estetike (varikozitetet, rinoplastika, etj). Përgjegjësitë e drejtorëve, vija financiare • Shërbimet e promovuara dhe te pa përmbyllura (Gjinekologji- Rep i Steriliteti pa IVF), tregoi Dreshaj.