Tahiri: Vlera e koeficientit të pagave të jetë 129 euro, “vitrat” nuk e zgjidhin problemin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot se të hyrat vetanake do të iu kthehen komunave të Kosovës.

Ai tha se LVV-ja ka premtuar që këto mjete t’u kthehen komunave. Kjo ishte beteja dhe kërkesa e opozitarëve, sipas Tahirit.

Mes tjerash, ligjvënësi opozitar tregoi se ka propozuar në Kuvendin e Kosovës që vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik të jetë 129 euro.

“Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen tek komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit”, shkroi ai në Facebook.

“Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.