Kosova nuk u çlirua nga ushtarët amerikanë, tha deputeti tashmë i pavarur Fatmir Humolli.
Ai ka deklaruar se vendi do të ishte çliruar nga Serbia edhe pa ndihmën e SHBA-së.
“Kjo Kosovë çfarë është tash, nuk është falë tyre. Pa ta, pa ardh ushtria amerikane, ne ishim çliru. Kur u nisë lufta amerikanët na kanë quajtur terrorista”, tha ai.
Ndërsa për raportet aktuale të kryeministrit Kurti me aleatët perëndimorë, Humolli tha se të njëjtit kanë menduar se shefi i qeverisë është personalitet i njëjtë sikurse ish-kryeministrat e tjerë “të dëgjueshëm”.
“Kurti veç ka hasur në vështirësitë, në rrugën e gabuar ku kanë qenë të pashmangshme disa gjëra. Ndërkombëtarët kanë menduar që Kurti është personalitet i njëjtë sikurse Rugova, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. E, tash ata befasohen qysh po na refuzon ti, kur ata tjerët na kanë dëgjuar”, shtoi Humolli.
DTV