Me 86 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës e ka votuar në shqyrtimi të parë Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, raporton DTV.
Të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore duhet që të kaloj në seancën e së enjtes. Me këtë projektligj janë pajtuar edhe partitë opozitare.
DTV