Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka ironizuar pasi u konfirmua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dërgoi një draft-statut për Asociacionin te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ai ka thënë se së pari është dashur të dërgohet te Dejona Mihali, zyrtarja e njohur e VV-së e cila është përfolur si një prej personave më të fuqishëm në këtë parti.
“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar ai.
DTV