Pejani e dorëzon në Polici kuletën e gjetur me 600 euro

Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro.

Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.

Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (vikimёs).

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.