“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Evropian

Presidentja Vjosa Osmani e filloi fjalimin e saj në Parlamentin Evropian me një frazë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Sipas saj, këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës, raporton DTV.

Madje siç tha ajo ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet.

“Liri, pavarësi, demokraci. Këto tri fjalë nuk janë vetëm tri fjalë që i tha presidenti Rugova, por janë fjalë që e përshkruajnë Kosovën sot. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe demokratike”.

“Ishte para 25 vitesh kur presidenti Rugova mori çmimin Soharov nga Parlamenti Evropian. Ai e përdori po këtë platformë që vendet evropiane të bashkohen për vlerat qe ato i përfaqësojnë. Isha vetëm 15 vjeçe, por e mbaj mend se ai fjalim na dha shumë shpresë”.

“Sot, jam e nderuar që të jem presidentja e parë e Kosovës së pavarur të flas këtu. Faleminderit për suportin e paimagjinueshëm. Siç ka thënë Rugova, një shtëpi nuk mund të mbahet pa shokë”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.