Kosova mposhtet nga Bjellorusia

Kosova nuk ka arritur fitore as në ndeshjen e katërt, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, pasi është mposhtur në Budapest të Hungarisë, 2-1 nga Bjellorusia.

Pavarësisht se Dardanët kishin iniciativën në pjesën e parë, fatalë ishin minutat 73’ dhe 74, pasi bjellorusët shënuan 2 gola ekspres për të gjunjëzuar Kosovën. Morozov shënoi fillimisht, ndërsa rezultatin e dyfishoi Ebong.

Krejt çka Kosova arriti të bënte, ishte goli i Vedat Muriqit në minutën e 87 nga Penalltia, por që kishte vlerë vetëm për statistika.

Pas kësaj disfate, Kosova mbetet në pozitën e 5-të me 3 pikë të grumbulluara, 7 më pak se lideri Zvicra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.