Zvicra ka barazuar në xhiron e katërt në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Zviceranët barazuan me rezultat 2:2 me Rumaninë në takimin që u zhvillua në stadiumin “Swissporarena” në Luzern.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me shokë treguan lojë të mirë.
Shaqiri ka asistuar në minutën e 41-të për rezultatin 2:0, ku ka shënuar Amdouni.
Futbollisti Zeki Amdouni ka shënuar në minutën e 28-të dhe 41-të.
Në minutat e fundit Valentin Mihaila shokoi vendasit, duke shënuar dy gola (90′ e 90+2′) dhe për rezultatin 2:2.
Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Rumania me 8, Rumania Izraeli 7, Kosova me 3, Bjellorusia 3 dhe Andorra 2 pikë.