Momenti kur Policia e Kosovës arreston “Rusin” në autolarje në veri të Mitrovicës

Sipas informacioneve të publikuara nga KoSSev, i dyshuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, N.O, është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

N.O i njohur edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” është i dyshuar për përfshirje në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të N.O nga Policia e Kosovës në autolarje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.