Matoshi: Spoti i Vetëvendosjes është i sponsorizuar nga idetë e projektuara në Beograd e Nish

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar ndaj një video dy minutëshe të Lëvizjes Vetëvendosje në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook ku partia në pushtet akuzon ish-qeveritë dhe fugurat e kalauara të pushtetit që e kanë shkatërruar vendin gjatë qeverisjes së tyre.

Matoshi e quan këtë “doktrrinë të Beogradit” ku binden qytetarët se 20 vjet kishte veç shkatërrim.

“1 Milicitë sekrete serbe dhe ruse e kanë promovu ndër shqiptarë tezën se Kosova shtet âsht e pajetueshme, me elita zhvatëse e kriminale, thjesht shtet i dështuem. 2. Spoti i Lëvizjës Vetëvendosje sot, âsht i sponsorizuem nga idetë e projektueme në Beograd e Nish (baza e spiunazhit rus) dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë!”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.