Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviqi.
Ish-kryeministri Haradinaj deklaroi se sipas tij po shkohet nga logjika e njëjtë, duke marrë shembull ndaljen e pagës së mbi 20 mijë mësimdhënësve si pasojë e grevës.
“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, theksoi deputeti Haradinaj.