Humolli i VV-së: Hekuran Murati ka shkaktuar shumë skandale, të japë dorëheqje

Deputet nga radhët e VV-së por që kritikon vazhdimisht qeverinë sa i përket drejtimit të shtetit.

Së fundi, Fatmir Humolli ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që të japë dorëheqje.

Sipas Humollit, Murati është një drejtues dikasteri që ka shkaktuar shumë skandale konflikte në grupe shoqërore.

Tutje, deputeti paralajmëroi se nëse i pari i financave në vendin tonë vazhdon me këtë logjikë, bie në kundërshtim me misionin që ka marrë nga votuesit e Vetëvendosjes.

“Murati është personi që ka shkaktuar skandale më së shumti dhe konflikte në grupe shoqërore. Ai duhet të japë dorëheqje. Nëse vazhdon me këtë logjikë, kjo është në kundërshtim më misionin që ka marrë LVV që më kthy besimin e qytetarëve”, tha Humolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.