Policia e Kosovës ka shtuar praninë jashtë dyerve të Kuvendit, krejt kjo pasi pak më parë ndodhi një rrahje në Kuvendin e Kosovës.
Në momentin kur plasën grushtet afër foltores kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mbante fjalim, kryesuesi i Kuvendit Glauk Konjufca ka kërkuar praninë e policisë brenda sallës së kuvendit.