Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që të ndërpritet seanca në Kuvend.
Ai ka thënë se pamjet e sotme ishin shumë të rënda, derisa fajësoj ministrat për tensionim të situatës.
“Situata ishte shumë e rëndë, por realisht na kësi situata kemi parë edhe më herët po jo në atë shkallë. Situata degradoj kur ministrat e sulmuan deputetin se aktet e performancës me ujë na e kemi pa kryeministrin aktual duke i gjuajtur të gjithë deputetët me ujë e me gaz e me sprej kryeministrin në fytyrë, askush nuk e ka sulmua me shishe fytyrës”.
“Kam kërkuar disa herë që me marrë masa ndaj ministrave me i përjashtu prej seancave, nuk ka ndodh. Nuk është mirë që ajo situatë me u përsërit sërish, është mirë me i japë kohë kësaj pune me thirr seancën nesër ose pasnesër, vetë koha i ulë gjakrat. Nuk ka kushte për seancë normale mos të vazhdojmë me tensionim pa nevojë”.