Nisin hetimet nga Prokuroria për ngjarjet e ndodhura në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

Kujtojmë që seanca e parlamentit të Kosovës, është anuluar përkohësisht derisa u qetësua situata dhe më pas u vazhdua.

Ndryshe lidhur me dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili dënoi përleshjen fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.