Pas Faruk Mujkës, raportohet se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.
Muzliukaj, ishte drejtor i Agim Bahtirit në komunën e Mitrovicës, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.
Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”.
Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.