“I gjithë populli më masivisht se kurrë duhet të zgjodhet dhe t’i thotë ‘Stop’ Qeverisë Zdravo”, ka shkruar me një reagim mëngjesi ne së premtes deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, pas rrëmujës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku u edhe u përfshin në përleshje fizike deputetë opozitarë të PDK-së me ministra të Qeverisë së Kosovës.
Lushtaku, mes tjerash, është shprehur se “këta mashtrues duhet t’i largojmë sa më shpejtë nga qeveria” dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Sepse, këta nuk e vlerësojnë kontributin e UÇK-së, përdhosin veteranët, familjet e dëshmorëve, nuk ofrojnë zgjidhje për problemet reale, nuk punojnë, fusin frikë në administratën shtetërore dhe ua bëjnë jetën e pa rehatshme në mënyrë që ata t’i lëshojnë vendet e punës që më pas t’i zëvendësojnë me militantët e tyre partiak, sektorin privat duan ta zhdukin nga veprimtaria ekonomike, pastaj intrigojnë dhe mashtrojnë qytetarët kinse po mbrojnë sovranitetin mirëpo në realitet i shërbejnë vetëm Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Mërgim Lushtaku.