Peci e liron nga detyra këshilltarin e arrestuar sot

Faton Peci do ta lirojë sot nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj. Vendimi vije pas arrestimit të tij sot në një aksion të hershëm.

“Këshilltari do të largohet deri sa drejtësi të thotë fjalën e fundit për këtë rast” ka thënë Flutura Mustafa për Indeksonline, shefe e kabinetit të ministrit Peci.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.