Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbështesë dhe do të merr pjesë në protestën e thirrur për nesër në ora 18:00 nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po e mbështesim protestën e thirrur për nesër nga OVL UÇK dhe do të marrim pjesë”, na tha Xhemaili.
Arsyeja e kësaj proteste është miratimi i ligjit për pagat minimale, në të cilin nuk përfshihen veteranët, dhe ku kërkojnë që presidentja Osmani ta bëjën tërheqjen dhe ndryshimin e këtij ligji.
Në njoftimin e postuar, OVL- UÇK thotë se ashtu siç nuk po tërhiqet Qeveria nga veprimet skandaloze të tyre dhe bashkëpunimin me Radojiçiqin ashtu edhe ata nuk do të tërhiqen nga veprimet për të drejtat e tyre.