Remi: Jakup Krasniqi është prej figurave më të respektuara në Kosovë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili po dëshmon në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se Jakup Krasniqin e njihte vetëm si zëdhënës të UÇK-së.

Ish-komandant Remi ka theksuar se Krasniqi është një prej figurave më të respektuara në Kosovë, derisa është përgjigjur në pyetjet e avokates Venkateswari Alagendra.

Mustafa: Zotëri Krasniqi njihet si intelektual i Lëvizjes Shqiptare në Kosovë, ka qenë mësues, ka qenë edhe aktivist politik.

Alegendra: Si politikan u bë edhe kryetar i Parlamentit?

Mustafa: Po, ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës

Alegendra: Është e drejtë të themi se zotëri Krasniqi është një person i respektuar në Kosovë?

Mustafa: Është një prej figurave më të respektuara në Republikën e Kosovës.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit e ka pyetur Rrustem Mustafën se a e njihte Jakup Krasniqin si zëvendës-komandat të UÇK-së, ndërsa ai është përgjigjur se e ka njohur atë vetëm si zëdhënës të UÇK-së.

Mustafa: Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK-së

Jakup Krasniqi ishte aktivist i madh politik dhe ai po krijonte dhe po përhapte besim tek gjenerata ime dhe shumë të tjerë, dhe Jakup Krasniqi ka qenë me këmbëngulje për t’u bërë Kosova e lirë… Unë Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK. Unë kam parë dokumente dhe sidomos është dëgjuar fjala prej që është formuar Gjykata Speciale se Jakup Krasniqi paska qenë zëvendës i UÇK-së, mund të ndodh që ka qenë por unë nuk e kam njohur ashtu realisht“, tha ai.

Më pas avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka vazhduar me disa pyetje për mbledhjen e 12 nëntorit 1998, dhe një dokument për këtë takim.

Alegendra: E shihni që në këtë dokument flitet për Jakup Krasniqin si zëvendës-komandanti për mbështetje?

Mustafa: Po e shoh.

Alegendra: A përputhet kjo me informacionin që keni marr ju pas luftës sa i takon roli tjetër që mendohej se ka pas Krasniqi?

Mustafa: Po.

Alegendra: Po ashtu thuhet në fund të faqes se grupi politik për bisedimet është krijuar dhe përmenden emrat Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Ramë Buja, kështu e keni ditur edhe ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published.