Dyshohet se ka humbur jetën një person pasi e zuri ashensori në një banesë në Pejë

Në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi i mjekësisë ligjore. Një person i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se ka humbur jetën, pasi të njëjtin e ka zënë ashensori i ndërtesës së banimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”.

Sipas burimeve jo zyrtare nga policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth sot orës 15;00 . Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi shëndetësor i emergjencës dhe zjarrfikësit dhe policia, raporton “Radio 1”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.