Një person i moshës 54 vjeçare sot pasdite ka humbur jetën në Pejë, pasi të njëjtin e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.
Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë Rugova.
Media raporton se se viktima është Deli Leka, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.