“Sa i përket liberalizmit të vizave me sa e di pika e pestë e agjendës së takimit të ardhshëm të Grupit punës që mbahet më 12 dhe 13 tetor. Pika për Kosovën do të jetë në agjendë do të jetë më 13 tetor. Për ta vendosur në agjendë këtë temë disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një rifreskim, rivlerësim të raportit të Komisionit Evropian për atë se çfarë progresi ka pasur Kosova nga viti 2018 kur ka qenë vlerësimi i fundit e deri tani”, tha zëvendëskryeministri.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane bëri të ditur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pikë e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.
Bislimi theksoi se Kosova ka dërguar në Komisionin Evropian një raport prej 33 faqesh, nga i cili raport Komisioni do të përgatisë një rivlerësim të progresit në Kosovë nga 2018 e tani dhe do t’ia shpërndajë vendeve anëtare të BE-së.
Ai tha se lidhur me këtë stafi i tij me departamentet e integrimeve evropiane kanë përgatitur një iput prej 33 faqesh që ia kanë dërguar Komisionit Evropian.
“Nga ky cili nga ky material Komisioni Evropian ka përgatit një raport të shkurtër të rivlerësimit që nesër i shpërndahet vendeve anëtare dhe javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, tha Bislimi.
“Hapi i parë është ky, pastaj janë edhe pesë të tjerë. Ne shpresojmë se këto hapa mund të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër të shkurtër, por është e padobishme të dalim me datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.