Është anuluar konkursi për pozitën e ‘doktorit të Mjekësisë së Përgjithshme’ për Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Vezir Bajrami’ në Shtime pas ankesës së një kandidate për nepotizëm.
Në konkursin e hapur me 20 prill 2023 nga Komuna e Shtimes për katër doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme, pas intervistës me gojë dhe testit me shkrim u përzgjodhën katër kandidatë.
Në mesin e kandidatëve fitues ishte vëllai i kryetarit Qemajl Aliu, Agon Aliu, dhe vëllai i UD drejtoreshës së QKMF’së, Pranvera Bajrami, Qëndrim Bajrami.