Krasniqi e LDK-së: Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj nuk e duron fjalën e lirë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

Përmes një postimi, Krasniqi e ka cilësuar kryeministrin Kurti “Kryekrizëtari Albin” dhe se sipas saj, i njëjti “krizat i ka ushqim”.

“Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë”, ka shkruar Krasniqi.

Deputetja Krasniqi i’u ka drejtuar kreut të ekzekutivit duke thënë se “ne e kem atdhe këtë vend, nuk do të lejojmë që ta rrënosh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.