Ja çfarë pëson organizmi nëse pini ujë të ftohtë në këto ditë të nxehta

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.

Kjo ndjesi nuk ka të paguar, sidomos kur ke kaluar një kohë të konsiderueshme nën diellin përvëlues të stinës së verës.

Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.

Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.

Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

“Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.

“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai.

Uji i ftohtë shkakton edhe probleme të tjera

Sipas një studimi thuhet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën.

Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.

Uji i ftohtë shkakton probleme me  tretjen dhe nxit konstipacionin.

Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm.

Uji në temperaturë ambienti është më i mirë

Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë.

Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.

Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.