Ja pse nuk duhet të hani asnjëherë banane në mëngjes

Nëse të duhet ta hash vaktin e mëngjesit me nxitim, një banane duket si një opsion perfekt. Është e shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese dhe na siguron energjinë e duhur.

Por, sipas një dietologu, ky frut në ngjyrë të verdhë për çudi është një nga ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes. Edhe pse janë të pasur me kalium, fibër dhe magnez, bananet nuk janë një opsion i mirë për vaktin e parë të ditës.

Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqërojmë bananen me yndyra të shëndetshme, shumë përfitime të bananes do të humbasin, ndërkohë që do të rritet niveli i sheqerit dhe acidit. Ato nuk janë gjithashtu të mira për të mbajtur sistemin digjestiv të shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.