Sadiku: Vendimi për Klan Kosovën politik, gjykata ta trajtojë rastin pa ndërhyrje

Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, tha se kanë organizuar protestën për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.

Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes, raporton DTV.

“Përmes kësaj proteste si Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë me mbështetje të shoqërisë civile kemi shprehur pak qesin me vendimin e MINT për licencën e televizionit Klan Kosova duke e parë si një vendim të qëllimshëm politikë dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirisë se shprehjes në Kosovë dhe lirinë e shprehjes në Kosovë”.

“Përmes kësaj forme si Asociacion kemi shprehur  pakënaqësinë dhe mos pajtime me një vendim të tillë, gjatë kësaj kohe përveç këtij vendimi gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë gjithashtu për atë gjuhë të ashpër që ndodh ndaj gazetarëve dhe ndaj mediave. Si Asociacion kërkojmë nga Gjykata që ta trajtoj rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejte duke mos u ndikuar nga politika”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.