A do ta mbështesin PDK-ja mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja

Deputeti  nga radhët e partisë Demokratike të Koosvës, Rashit Qalaj, në një ka folur në lidhje me mocionin e mosbesimit, mocion ky i iniciuar nga AAK-ja.

Qalaj tha se se ende nuk është disku në nivel partie nëse do ta përkrahin një mocion të tillë.

Ai tha se pritet që në muajin shtator të merret një vendim rreth kësaj çështjeje.

“Nuk është disku në nivel të partisë çështja e përkrahjes së mocionit të mosbesimit nga AAK-ja. Besoj që në muajin shtator do të kemi takime të strukturave të larta të partisë dhe do marrim një vendim” tha shkurt Qalaj.

Ndërkohë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës janë shprehur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, pa u shpërbërë legjislatura aktuale.

“Ne marrim pjesë në votim në Kuvend, vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi”, deklaroi Tahiri ditë më parë.

Pas ngjarjeve të muajve të fundit në veri të vendit dhe sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar mocion mos-besimi ndaj qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”, tha Haradinaj një muaj më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published.