Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës së ushtrisë amerikane të mbajtur në kampin amerikan ‘Bondsteel’.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.