Shqetësuese, për tre muaj u mbyllën 398 ndërmarrje të regjistruara

Në tre mujorin e dytë të këtij viti, gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 663 ndërmarrje dhe janë mbyllur 398 të tjera.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat mbi ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për tremujorin e dytë (TM2) 2023.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ka një rënie prej -13,7% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2022) ka rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për (-6,1%).

Në tre mujorin e dytë të këtij viti, gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 663 ndërmarrje dhe janë mbyllur 398 të tjera.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ka një rënie prej -13,7% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2022) ka rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për (-6,1%).

Në TM2 2023, gjithsej janë shuar 398 ndërmarrje, ose rënie prej (-10,76%) krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2023). Ndërsa, krahasuar TM2 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2022) ka rënie të ndërmarrjeve të shuara për (-13,5%).

Aktivitetet ekonomike më të preferuara

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 668 ndërmarrje të regjistruara (25,1%); Prodhimi me 285 ndërmarrje të regjistruara (10,7%); Ndërtimtaria me 285 ndërmarrje të regjistruara (10,7%);  Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 262 ndërmarrje të regjistruara (9,8%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 258 ndërmarrje të regjistruara (9,7%) etj.

Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të punësuarve

Në TM2 2023, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2 556 ndërmarrje të regjistruara (96%); me 5 deri 9 të punësuar ishin 68 sosh (2,6%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); dhe me 20 deri 249 të punësuar ishin 15 ndërmarrje të regjistruara (0,6%). Ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka pati asnjë ndërmarrje të re në këtë tremujor.

Shtrirja Gjeografike e ndërmarrjeve

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 785 ndërmarrje të regjistruara (27,5%); Ferizaj me 251 ndërmarrje të regjistruara (9,4%); Prizreni me 193 ndërmarrje të regjistruara (7,2%); Gjilani me 155 ndërmarrje të regjistruara (5,8%); Fushë Kosova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4,7 %); dhe Mitrovica me 118 ndërmarrje të regjistruara (4,4%). Komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.