Ambasadori Jorn Rohde ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale në rastin e Klan Kosovës, shkruan Gazeta Express
“Ky është sundim i ligjit”, ka thënë ai, duke shpërndarë reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias.
Ndërkohë, nga kjo qendër kanë thënë që e mirëpresin këtë vendim, i cili mbron pluralizmin e medias dhe kundërshton përpjekjet e Qeverisë për ta minuar lirinë e shtypit.
“Kërkojmë nga Komisioni i Pavarur për Media që të mos ndërmarrë asnjë veprim para vendimit përfundimtar të gjykatës. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër rastin duke mbetur thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur nga qasja e qeverisë së Kosovës ndaj mediave dhe gazetarëve.” – thuhet tutje.
Gjykata Komerciale e ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për ta shtyrë ekzekutimin e vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit. Ky vendim nënkupton masë të përkohshme, që garanton funksionimin e mediumit, deri në përfundimin e gjykimit të këtij rast.